Pogba e Evra kundër Shqipërisë

Mesfushori Paul Pogba e mbrojtësi Patrice Evra janë në mesin e futbollistëve të ftuar nga Franca për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë më 13 qershor në Elbasan Arena.

Sport

22/05/2015 15:22

Didier Deschamps ka publikuar emrat e futbollistëve që do të jenë përballë Shqipërisë më 13 qershor në Elbasan Arena. Në listën e Francës mungon emri i Karim Benzema, por janë Patrice Evra e Paul Pogba që më 6 qershor do të luajnë finalen e Champions League me Juventus-in përballë Bacelona-s më Berlin.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e vështirë. Mendoj se Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme për një futbollist kështu që besoj se do të jetë të lumtur të jenë pjesë e ekipit në miqësoren me Shqipërinë” – ka thënë Deschamps për gazetarët, shkruan “Sportal.al”.

Franca më 7 qershor do të luajë me Belgjikën në Paris dhe pritet të jetë në Tiranë që më 11 qershor. Didier Deschamps do të mbajë më 12 qershor një konferencë për mediat, ndërsa do të zhvillojë në ora 18:00 seancën e fundit stërvitore në stadimin “Qemal Stafa” dhe jo në Elbasan Arena.

Lista e të grumbulluarve ndaj Shqipërisë

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Stephane Ruffier (Saint-Etienne).

Mbrojtës: Patrice Evra (Juventus), Christophe Jallet (Lyon), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Manchester City), Bacary Sagna (Manchester City), Mamadou Sakho (Liverpool), Benoit Tremoulinas (Sevilla), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë : Yohan Cabaye (Paris SG), Maxime Gonalons (Lyon), Geoffrey Kondogbia (Monaco), Blaise Matuidi (Paris SG), Dimitri Payet (Marseille), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Neëcastle).

Sulmues: Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Atletico), Alexandre Lacazette (Lyon), Mathieu Valbuena (Dinamo Moscou), Paul-Georges Ntep (Rennes).