Pogba, dëshira e madhe e Barcelonës
Përkundër shumë emrave që janë duke qarkulluar si përforcime të mundshme të Barcelonës. Dëshira më e madhe e gjigantit katalan është mesfushori i Juventusit, Paul Pogba.

Sport
Paul Pogba, ky është objektivi kryesor i Barcelonës për sezonin e ri.
Ylli francez spekulohet se do të largohet nga Juventus pas përfundimit të këtij stinori.
Por, gjiganti katalan është i gatshëm të bëjë çmos që ta sjellë atë në Camp Nou, raportojnë mediat spanjolle.
Edhe pse nuk kanë të drejtë të realizojnë përforcime deri në janar të vitit të ardhshëm për shkak të dënimit të FIFA-së, Barcelona e do Pogban, më shumë se secilin prej emrave të tjerë të përfolur deri më tani si përforcime të mundshme.