Podujeva me ndërprerje të furnizimit me ujë për dy ditë

Për shkak të disa punimeve teknike, sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës. Kjo është bërë e ditur një ditë më parë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. “Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që…

Lajme

19/06/2025 09:08

Për shkak të disa punimeve teknike, sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur një ditë më parë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.