Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke e vlerësuar si një figurë të shquar të historisë së re të vendit. “Nekibe Kelmendi ishte avokate e palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike e guximshme dhe bashkëpunëtore e afërt e Presidentit historik,…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke e vlerësuar si një figurë të shquar të historisë së re të vendit.
“Nekibe Kelmendi ishte avokate e palodhur për të drejtat e njeriut, aktiviste politike e guximshme dhe bashkëpunëtore e afërt e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ajo ishte një zë i fuqishëm për drejtësi në kohët më të errëta për Kosovën”, shkruhet në njoftimin e presidencës në Facebook.
“Pavarësisht dhembjes personale nga humbja tragjike e bashkëshortit dhe dy djemve të saj, të vrarë nga regjimi gjenocidal serb, ajo qëndroi stoike dhe nuk hoqi dorë nga angazhimi për liri, dinjitet dhe drejtësi.
Znj. Kelmendi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset e shtetndërtimit, përfshirë hartimin e Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës dhe shumë procese të tjera shtetformuese.