Pochettino tregon tmerrin pas humbjes në finalen e LK

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka pranuar se nuk mund të largohej nga shtëpia e tij për 10 ditë pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.

Sport

29/07/2019 16:40

‘Gjelat’ u mposhtën 2-0 nga Liverpool, me ekipin e Pochettinos që nuk arriti ta bënte realitet ëndrrën e madhe për të triumfuar.

Trajneri tashmë dy muaj më pas ka kujtuar momentin hidhërues, duke treguar se e kishte përjetuar shumë rëndë, përcjell lajmi.net.

“Po, ishte e vështirë. Nuk dola për 10 ditë nga shtëpia”, tha 47-vjeçari. “Ne patëm tri javët më të pabesueshme për t’u përgatitur para finales. [Ishim] masivisht të zhgënjyer në mënyrën se si humbëm”.

“Ishte shumë keq”, tha Pochettino.

“Krahasuar me verën e vitit 2002, kur barazuam me Suedinë dhe u mundëm nga Anglia në fazën e grupeve në Kupën e Botës, brenda një jave. Si një lojtar dhe si një menaxher të dy janë momentet më të këqija në karrierën time”, shpjegoi ai. /Lajmi.net/