Pochettino përgatitet për revolucionin të PSG-ja, synon të sjellë dyshen e Seria A

Trajneri Mauricio Pochettino, ka vendosur cilët lojtarë t'i transferojë të PSG-ja.

Sport

27/12/2020 16:01

Sipas Gazzetta dello Sport, Pochettino synon të bind klubin për transferimin e mesfushorit të Interit, Christian Eriksen dhe të Juventusit, Paulo Dybala, transmeton lajmi.net.

Të dy klubet do pranojnë të largojnë lojtarët në formë huazimi, derisa Interi thuhet se e kërkon mesfushorin Leandro Paredes në shkëmbim për danezin.

Eriksen gjithashtu është i hapur për largimin nga “San Siro” sepse nuk është në planet e Antonio Contes dhe do ishte i lumtur të punonte prapë nën urdhrat e Pochettinos.

Kurse, për Dybalan, tekniku argjentinas e pëlqen që një kohë të gjatë dhe ishte afër ta transferonte të Spurs.

Thuhet se PSG-ja do ofrojë 60 milionë euro, mirëpo “Zonja e Vjetër” i ka vendosur çmimin prej 100 milionë euro./Lajmi.net/