Pochettino: Për mua ka një faull ndaj Donnarumma

Pas rikthimit të madh të madrilenëve ndaj PSG, trajneri Mauricio Pochettino mendon se në golin e parë të Real Madridit kishte faull ndaj portierit të parisienëve.

Sport

10/03/2022 09:03

Real Madridi eliminoi Paris Saint Germain në ndeshjen e raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve 3:2, por sipas Pochetinos Benzema e faulloi Gianluigi Donnarumman.

“Pyes veten se çfarë po bën VAR-i, për mua ka një faull ndaj Donnarumma. Është turp, sepse kur e sheh sërish aksionin, është faull”, ishin fjalët e trajnerit të PSG-së pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Sipas tij goli ishte i parregullt dhe se ai gol ndryshoi gjithçka.

“Më pas ndeshja ndryshoi. Ai gol ndryshoi gjithçka. Mendoj se është e pamundur të mos flasim për këtë gabim të madh”, vazhdoi Pochetino.

Pas kësaj disfate parisienët do fokusohen në Ligue 1 dhe në Kupën e Francës./Lajmi.net