Pochettino pas trofeut të parë: Ky është vetëm fillimi
Paris Saint-Germain ka mposhtur me rezultat 2-1 Olympique de Marseille dje për finalen e Super Kupës së Francës.
Sport
Mauricio Pochettino është shprehur pas ndeshjes se ky është vetëm fillimi, pas fitimit të parë të një titulli me klubin e ri.
Golat e shënuar nga Mauro Icardi dhe Neymar i siguruan fitoren parisienëve dhe gjithashtu titullin e parë Pochettinos, transmeton lajmi.net.
Argjentinasi në 11 vjet karrierë si trajner duke menaxhuar klube sikurse Espanyol, Southampton dhe Tottenham, nuk ka fituar asnjëherë trofe, por ka arritur një gjë të tillë vetëm për 2 javë në PSG.
“Kjo fitore vlen më shumë se një trofe, janë nderi dhe krenaria gjërat kryesore për klubin dhe për tifozët. Me hapa të sigurt, skuadra po bën atë çfarë unë kam kërkuar”, tha ai.
“Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohë dhe punë, mund të instalojmë idetë tona dhe të kemi progres përpara. Dua të falenderojë lojtarët, drejtorin sportiv Leonardin dhe presidentin Al-Khelaifi për mundësnië”./Lajmi.net/