Pochettino nuk ka të ardhme te PSG – po shqyrtohet vetëm dëmshpërblimi prej 15 milionë eurove

Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino nuk shohin të ardhme së bashku.

Sport

24/04/2022 19:11

Trajneri argjentinas, Pochettino do të largohet nga skuadra e PSG sapo sezoni të përfundojë zyrtarisht.

PSG mbrëmë fitoi Ligue 1, por gjatë sezonit ka pasur ulje-ngritje që i kushtuan edhe me Champions League. Trajneri ka kritika të shumta.

Sipas ‘Le Parisien’, tashmë divorci mes palëve është bërë i ditur, përcjell lajmi.net.

Është vetëm çështje e problemeve financiare para se palët të njoftojnë për ndarjen e rrugëve.

Bëhet fjalë për 15 milionë euro që PSG mund të obligohen t’i paguajnë trajnerit, në rast se shkëpusin bashkëpunimin.

Zinedine Zidane vazhdon të jetë një nga emrat që mund t’i bashkohet stolit të PSG. /Lajmi.net/