Pochettino: Neymar do luajë në pjesën e dytë

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se sulmuesi Neymar do luajë në pjesën e dytë ndaj Real Madridit.

Sport

15/02/2022 19:46

“Parisienët” i pret një sfidë jo e lehtë ndaj Real Madridit, derisa formacionet bazë tashmë janë publikuar, transmeton lajmi.net.

Neymar është në stol, me Pochettinon që e nis takimin me treshen sulmuese: Di Maria, Mbappe dhe Messi.

Sidoqoftë, për “Canalplus”, Pochettino ka konfirmuar që braziliani do luajë gjatë pjesës së dytë.

“Iu kujtova lojtarëve që të japin maksimumin, por gjithashtu të zhvillojnë lojën e tyre. Neymar do rikthehet në pjesën e dytë. Ai do rikthehet herët apo vonë duke varur se si shkon ndeshja”, tha ai.

Ndërkohë, përballja nis në ora 21:00./Lajmi.net/