Pochettino: Nëse nuk luan Benzema, do jetë humbje për Realin – të shohim nëse do jetë gati Neymar

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është deklaruar para ndeshjes së rëndësishme kundër Real Madridit.

Sport

10/02/2022 17:28

Tekniku argjentinas ka konfirmuar që ylli i skuadrës, Neymar ende është në dyshime dhe që ditët e ardhshme do jenë vendimtare, përcjell lajmi.net.

“Neymar nuk do luajë nesër. Të shohim në ditët e ardhshme nëse do jetë gati për Real Madridin”.

Ndërkohë, Pochettino ka folur edhe për mungesën e mundshme të sulmuesit Karim Benzema, që nuk është rikthyer në stërvitje te “Los Blancos”.

“Sigurisht, prezenca ose mungesa e Karim Benzema do ndryshojë mënyrën e përgatitjes kundër Real Madridit. Benzema është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Ai do ishte mungesë e madhe për Real Madridin nëse nuk do ishte gati”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet të martën e ardhshme (15 shkurt)./Lajmi.net/