Pochettino do të largohet – PSG kthen sytë kah Pep Guardiola

Pep Guardiola – Lionel Messi – Kylian Mbappe – Neymar. Ky mund të jetë realiteti në Paris, në vitin 2023.

Sport

23/05/2022 23:00

Skuadra e Paris Saint-Germain me shumë gjasë do të ndajë rrugët me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.

Raportime të ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se trajneri nuk ka të ardhme në klub, përcjell lajmi.net. Më shumë sesa ky informacion, lajm përbën emri i përmendur si alternativë.

Prestigjiozja franceze bën të ditur se krerët e PSG e duan Pep Guardiolan për vitin 2023.

Një ribashkim i Pep Guardiola me Lionel Messi do të ishte ëndërr për shumë adhurues të futbollit. Por, edhe Kylian Mbappe dhe Neymar do ta bënin atë realitet të frikshëm për pjesën që nuk e ka ëndërr ribashkimin.

Guardiola ka bërë të ditur se është i lumtur te skuadra e Manchester City, por ofertat nga PSG dinë të ndryshojnë qëndrimet e të tjerëve shpesh. /Lajmi.net/