Pochettino dhe Eriksen afër ribashkimit të PSG-ja

Ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i lidhur me postin e PSG-së, skuadër tek e cila pritet të transferohet mesfushori Christian Eriksen.

Sport

24/12/2020 20:20

Sipas Tuttomercatoweb, dyshja kanë kaluar gjashtë sezone se bashku të Spurs dhe mund të ribashkohen të “Parisienët”, transmeton lajmi.net.

Vetëm Harry Kane dhe Heung-min Son kanë shënuar më shumë gola nën urdhrat e Pochettinos se Eriskeni, por dyshja asnjëherë nuk ia dolën të fitojnë tituj së bashku.

Danezi është i lidhur me largimin nga “San Siro”, meqenëse nuk arrin të gjejë vendin në formacionin e Antonio Contes, derisa është përmendur shkëmbimi me Leandro Parades.

Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim dhe nëse Pochettino do e marr stolin e gjigantit francez./Lajmi.net/