Pocehttino në listën e Real Madrid

Mauricio Pochettino është në listën e dëshirave të Real Madrid.

Sport

25/10/2020 10:01

‘El Transistor’ raporton se Real Madrid kanë kontaktuar trajnerin Mauricio Pochettino për mundësi zëvendësimi të Zinedine Zidane, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ po konsiderojnë një lëvizje në bankinë, pas një fillimi jo aq të mirë në sezonin 2020/21, edhe pse ‘El Clasico’ mund të ndryshojë gjërat.

Prioriteti i madrilenëve është Pochettino, i cili akoma vazhdon të jetë i papunë.

Puna e fundit e argjentinasit ishte ajo te Tottenham Hotspur, skuadër me të cilën arrinte finalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/