Po kontarbandonin 650 pako cigare, kuti me shije nargjile e duhan pa banderola- ndalohen të dyshuarit në Kamenicë
Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar dje në Kamenicë. Zyrtarët policorë nga stacioni policor në pikën kufitare në Muçivërcë kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra duke ndaluar një automjet me të cilin ishin ngarkuar 650 pako cigare me banderola serbe, 25 kuti nargjile me shije të ndryshme, pa dokumentacion përcjellës dhe…

Lajme
Një rast i kontrabandimit me mallra është raportuar dje në Kamenicë.
Zyrtarët policorë nga stacioni policor në pikën kufitare në Muçivërcë kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra duke ndaluar një automjet me të cilin ishin ngarkuar 650 pako cigare me banderola serbe, 25 kuti nargjile me shije të ndryshme, pa dokumentacion përcjellës dhe 100 qese duhan të paketuar pa banderola.
Dyshohet se malli ishte futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Rasti është adresuar te Dogana e Kosovës./Lajmi.net/