Po kërkohej prej disa ditësh, qytetari gjendet pa shenja jete në disa shkurre tek varrezat në Gjilan

Një person i cili ishte në kërkim prej disa ditësh është gjetur gjatë ditës së djeshme në Gjilan. Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte raportuar i zhdukur më…

Lajme

03/07/2024 09:14

Një person i cili ishte në kërkim prej disa ditësh është gjetur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte raportuar i zhdukur më 27.06.2024, transmeton lajmi.net.

Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML./Lajmi.net/