“Po jetojmë një ëndërr” – Sylvinho deklarohet pasi Shqipëria mbylli kualifikueset si lidere
Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E. Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net. Pas ndeshjes u deklarua edhe trajneri i Shqipërisë,…

Sport
Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.
Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes u deklarua edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho i cili ndër tjerash tha se ata po e jetojnë një ëndërr.
“Është diçka e bukur të shohim që Shqipëria po rritet. Po jetojmë një ëndërr. Kemi skuadër që nuk humbi për gjashtë ndeshje, merr pikë, nuk pëson gola, fiton grupin. Është meritë e gjithë atyre që kanë punuar”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes me Ishujt Faroe.
“Ia thashë edhe trajnerit të tyre që kanë një skuadër të mirë. Ata janë një skuadër e mirë me kurajo, që lënë gjithçka në fushë. Edhe Çekia e Polonia e kanë pasur të vështirë, për fat luanim këtu të kualifikuar dhe barazimi qëndron.
“Kishim pak kohë në stërvitjet me ekipin, është e vështirë të ndryshosh skemë dhe të luash me dy sulmues. Lëvizjet në fushë ndryshojnë, mesfusha është me dy lojtarë, në 30 minutat e fundit qëndronte edhe të luanim me dy sulmues. Por, kështu janë ata e kanë treguar me Çekinë dhe Poloninë. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar”.
“Stilolapsi për fat? Nuk është për bestytni, por kur ulem në stol mbaj shënim dhe më duhet. Më ndihmon të mbaj edhe tensionin lart”, u shpreh Sylvinho për SuperSport.
Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të premten e kaluar, kur barazoi 1:1 me Moldavinë.
“Shqiponjat” me këtë barazim siguruan pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë. Po aq pikë ka grumbulluar edhe Çekiaq ë siguroi tek sonte kualifikimin.
Polonia është e treta me 11 pikë, duke dështuar të kualifikohet në Evropianin 2024. Moldavia mbylli ciklin në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë të fundit me dy pikë gjithsej./Lajmi.net/