Po ëndërronte se e gëlltiti unazën e fejesës, kur u zgjua i ndodhi e papritura

Një grua u detyrua të bënte operacion pasi gëlltiti aksidentalisht unazën e fejesës gjatë një ëndrre.

Fun

16/09/2019 12:40

Jenna Evans nga San Diego, mendoi se udhëzimet e të fejuarit Bobby Howell për t’i gëlltitur bizhuteritë, me qëllim që t’i mbrojte ato, ishin pjesë e një makthi, por kur u zgjua në mëngjes, unaza ishte zhdukur, transmeton lajmi.net.

Pasi ajo vuri re një boshllëk në gishtin e katërt të dorës së majtë, ajo e dinte saktësisht se çfarë kishte bërë dhe nxitoi për trajtim emergjent ditën e mërkurë.

Ajo tha se rrezet X zbuluan se ‘unaza gjendej në stomak’ dhe pretendonte se po e ndjente peshën në zorrët e saj.

Evans iu desh të bënte endoskopi të sipërme për të larguar unazën tre-gurëshe.

‘Bobby më në fund më dha unazën time përsëri në mëngjes – premtova të mos e gëlltisja përsëri”, deklaroi Evans. /Lajmi.net/