PM, Dagz, MC Kresha & Lyrical Son vijnë me këngën e re ‘Ojro’
Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, DJ PM & DJ Dagz në bashkëpunim me reperët e mirënjohur MC Kresha & Lyrical Son publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Ojro”. Kjo këngë u publikua ditën e sotme dhe është shoqëruar me një videoklip, që i përshtatet ritmit të gjallë dhe stilit…

ShowBiz
Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, DJ PM & DJ Dagz në bashkëpunim me reperët e mirënjohur MC Kresha & Lyrical Son publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Ojro”.
Kjo këngë u publikua ditën e sotme dhe është shoqëruar me një videoklip, që i përshtatet ritmit të gjallë dhe stilit karakteristik të artistëve.
“Ojro” sjell një kombinim të energjisë së DJ-ve dhe flow-in e veçantë të Kreshës dhe Lyricalit, duke krijuar një atmosferë që pritet të bëhet hit i verës.
Projekti është pritur me shumë interes nga fansat dhe brenda pak orësh ka marrë mijëra klikime dhe komente pozitive në platformat muzikore dhe rrjetet sociale.
“Ojro” është një tjetër dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme brenda industrisë muzikore shqiptare, duke premtuar një verë plot ritëm dhe energji.
