“Pluhur, gropa, kaos”, kjo është gjendja e magjistrales Gjilan-Ferizaj

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë njëra prej magjistraleve më të frekuentuara në vend, ajo Gjilan-Ferizaj. Pluhuri i madh vazhdon të krijohet nga lëvizja e automjeteve në këtë rrugë, meqenëse ajo vazhdon të mbetet e papërfunduar, shkruan lajmi.net “Na shkatërroi edhe kerret, s’ki çka i ban. Ishalla marrin masa. Unë jam mërgimtar edhe pak…

Lajme

20/10/2023 13:44

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë njëra prej magjistraleve më të frekuentuara në vend, ajo Gjilan-Ferizaj.

Pluhuri i madh vazhdon të krijohet nga lëvizja e automjeteve në këtë rrugë, meqenëse ajo vazhdon të mbetet e papërfunduar, shkruan lajmi.net

“Na shkatërroi edhe kerret, s’ki çka i ban. Ishalla marrin masa. Unë jam mërgimtar edhe pak iki po mu m’u ka gërditë që jam lind e jam rrit këtu 20 vjet në fukarallëk, jo se të rinjve! Ku, qysh do të shkojmë na? A do të majmë shtet a jo a? Me rrenca me dallavergji nuk shkon kështu”, thotë një qytetar.

“Që nja dy vjet më së paku qështu çdo ditë e këna. Kurrkush s’po ndërmerrr kurrgjë. Ka edhe rrugë alternative po shumë larg i bjen, kështu që hiç nuk ia vlen”, shton një qytetar tjetër.

Teksa në këtë rrugë janë krijaur edhe gropa të shumta, për shkak të kalimit të mjeteve të rëndë aty. Kurse aty vazhdojnë të kalojnë vetura me shpejtësi të madhe.

Në këtë rrugë gjatë ditës ka qëndruar gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti.

Ndiqni storien e saj të realizuar, më poshtë.