“Plotësojnë kriteret e kërkuara” Prokurorët Dema, Abazi, Halimi, Fazliu dhe Zejnullah Gashi tani në garë për Kryeprokuror të Shtetit
Paneli Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës , para dy ditëve ka nisur shqyrtimin e dosjeve të pesë kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë. Gjatë procesit të votimit, kandidaturat u miratuan me gjashtë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.…
Lajme
Paneli Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës , para dy ditëve ka nisur shqyrtimin e dosjeve të pesë kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.
Gjatë procesit të votimit, kandidaturat u miratuan me gjashtë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Arian Gashi, ka njoftuar se janë rishikuar materialet e pranuara nga secili aplikues për të parë nëse kanë plotësuar kriteret për t’u konfirmuar si kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit.
Me këtë rast u bë e ditur se të gjitha kandidatët kanë plotësuar kushtet për të kandiduar për këtë pozitë.
“Paneli vlerësues ka shqyrtuar aplikacionet e këtyre kandidatëve bashkë me dokumentacionet lidhur me plotësimin e kritereve, ku në këtë takim janë ftuar për monitorim mediat dhe nga shoqëria civile. Paneli ka vlerësua se të gjithë kandidatët plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara. Lista e këtyre kandidatëve bazuar në rregullore dëshmon se kanë plotësuar të gjitha kriteret”, tha Gashi.
Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi./Lajmi.net/
