Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë nga 22 qershori
Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë do të vazhdojnë grevën e pezulluar duke filluar nga 22 qershori 2026. Vendimi është marrë sot, më 19 qershor 2026, në një takim të zhvilluar ndërmjet kryetarit të FSPTSPK-së dhe përfaqësuesve të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit, ku është shqyrtuar gjendja aktuale e tyre, thuhet në…
Lajme
Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë do të vazhdojnë grevën e pezulluar duke filluar nga 22 qershori 2026.
Sipas njoftimit, rikthimi në grevë vjen pasi punëtorët ende nuk kanë marrë pagat për muajin maj dhe vazhdojnë të jenë pa kontrata pune.
Përfaqësuesit e punëtorëve vlerësojnë se situata është krijuar si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga ana e Komunës ndaj kompanisë përgjegjëse, gjë që, sipas tyre, ka pamundësuar përmbushjen e obligimeve të kompanisë ndaj punëtorëve.