Play-offi nuk vjen në shprehje

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard ka bërë të ditur se ekipi nuk e merr në shprehje pjesëmarrjen në play-off për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Skuadra e Roy Hodgsonit do të ndeshet me Poloninë në Wembley të martën, në kuadër të Grupit H, e vetëdijshme se fitorja do t’i dërgojë në Kampionatin botëror 2014 në…

Sport

14/10/2013 20:00

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard ka bërë të ditur se ekipi nuk e merr në shprehje pjesëmarrjen në play-off për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.

Skuadra e Roy Hodgsonit do të ndeshet me Poloninë në Wembley të martën, në kuadër të Grupit H, e vetëdijshme se fitorja do t’i dërgojë në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Por, nëse nuk arrin të fitojë, Anglia mund të përfundojë e dyta, në rast se Ukraina mposht San Marinon.

Si do që të jetë, Gerrard nuk dëshiron të mendojë fare për play-off dhe është i bindur se Anglia do të sigurojë kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Brazil 2014.

“Asnjë nga futbollistët nuk e ka përmendur play-offin. Ne duam të shfrytëzojmë rastin. Duam të fitojmë të martën, në praninë e 90 mijë shikuesve në Wembley. Mendoj se taktika e Polonisë do të jetë e ngjashme me atë të Malit të Zi. Ata do të mundohen të mbrohen mirë”, deklaroi Gerrard gjatë një konference për shtyp.