Plani i paqes: Trump i jep afat Hamas-it deri të dielën
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se Hamasi ka kohë deri të dielën, në orën 6 pasdite sipas kohës lokale së Washington-it, për t’iu përgjigjur Planit të tij të Paqes në Gaza. Në një seri postimesh në mediat sociale, Trump deklaroi: “Si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit ndaj qytetërimit, më shumë se 25…

Bota
Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se Hamasi ka kohë deri të dielën, në orën 6 pasdite sipas kohës lokale së Washington-it, për t’iu përgjigjur Planit të tij të Paqes në Gaza.
Në një seri postimesh në mediat sociale, Trump deklaroi: “Si hakmarrje për sulmin e 7 tetorit ndaj qytetërimit, më shumë se 25 mijë ‘ushtarë’ të Hamasit janë vrarë tashmë. Shumica e pjesës tjetër janë të rrethuar dhe të BLLOKUAR USHTARAKISHT, duke pritur vetëm që unë t’u jap komandën, ‘JEPI’, që jetët e tyre të shuhen shpejt. Sa për pjesën tjetër, ne e dimë se ku dhe kush jeni, dhe do të gjuheni dhe do të vriteni”.
Trump paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, “I gjithë FERRI, siç askush nuk e ka parë më parë, do të shpërthejë kundër Hamasit”.
Shtetet e Gjirit kanë njoftuar se kanë ndërmend të çojnë përpara planin 21-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump edhe pa bashkëpunimin e Hamasit, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të njohura me çështjen.
Sipas raportimit, shtetet kanë ndërmend të veprojnë sipas Nenit 17 të planit, i cili thotë se edhe nëse Hamasi e refuzon ose e vonon propozimin, Izraeli do t’i transferojë “zonat pa terror” një force të përkohshme ndërkombëtare stabilizimi, transmeton albanianpost.
Raportimi tha gjithashtu se progresi pa pëlqimin e Hamasit mund të jetë “veçanërisht kompleks”.
Bloomberg shkruan gjithashtu se zyrtarët e Gjirit pranojnë se plani është i paplotë dhe nuk përfshin mënyrën se si përcaktohen zonat pa terror, cila është përbërja e forcës ndërkombëtare, kur do të vendoset në Rrip dhe cila është marrëdhënia midis vendosjes së një force ndërkombëtare stabilizimi dhe çmontimit të pushtetit të Hamasit në Rrip.
Një zyrtar i Gjirit e përshkroi atë si planin më të mirë që nga fillimi i luftës dhe tha se “askush nuk është i gatshëm ta humbasë mundësinë”.