Plagoset një police para Pallatit Elysee

Para rezidencës të presidentit të Francës, Francois Hollande, një shofer i një veture ka plagosur një police me armë zjarri. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona.

Bota

15/01/2015 11:16

Mediat franceze raportojnë se të mërkurën në mbrëmje, një shofer kishte vozitur gabimisht në rrugën njëkahëshe drejt Pallatit Elysee dhe kishte gjuajtur me armë zjarri drejt polices, e cila mori plagë të lehta, transmeton NBC News.

Deri më tani policia franceze nuk ka bërë të ditur nëse ky rast lidhet me sulmet terroriste të javës së kaluar në Paris, ku u vranë 17 persona.