Plagoset 26 vjeçari në Prizren, sekuestrohet një AK-47
Të shtëna me armë zjarri pati në orët e vona të natës së kaluar në Prizren. Pas një fjalosje në mes të disa personave, i dyshuari Z.T, 31 vjeçar ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës Y.G, 26 vjeçar. Sipas policisë, viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati në orët e vona të natës së kaluar në Prizren.
Pas një fjalosje në mes të disa personave, i dyshuari Z.T, 31 vjeçar ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës Y.G, 26 vjeçar.
Sipas policisë, viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, kurse policia sapo e ka marrë informatën kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes, transmeton lajmi.net.
Rasti ndodhi në rrugën “Durrësi”.
“Me kohë janë njoftuare dhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë. I dyshuari është vetëndezur dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47 gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :
-Pushkë automatike me numër serik AK -47;
-2 karikatorë;
-7 fishekë te kalibrit te panjohur;
-1 gëzhojë.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./Lajmi.net/