Plagosen me armë zjarri dy persona në Viti
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në qytetin e Vitisë. Si shkak i këtyre të shtënave dy persona janë plagosur. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Po ashtu është bërë e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshimtë. “Me…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në qytetin e Vitisë.
Si shkak i këtyre të shtënave dy persona janë plagosur.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Po ashtu është bërë e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshimtë.
“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona.Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen. Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.
Gjithasthu u tha se njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person mashkull kosovar, po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.
“Hetues policor nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”
Kurse sipas informacioneve jozyrtare deri tek plagosja erdhi si shkak i zënkës në mes palëve për një pronë të një serbi në këtë rajon./Lajmi.net/