Plagosen dy persona në Doganaj të Ferizajt, njëri prej tyre zyrtar policor
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në orët e para të mëngjesit në fshatin Doganaj të Ferizajt. Si shkak i këtyre të shtënave dy persona mbetën të plagosur. Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në rasti është i përfshirë edhe një…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në orët e para të mëngjesit në fshatin Doganaj të Ferizajt.
Si shkak i këtyre të shtënave dy persona mbetën të plagosur.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në rasti është i përfshirë edhe një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës.
Sipas Veselit, të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika. Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMË”. Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat”, tha Veseli.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, derisa rasti është cilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./Lajmi.net/