Plagos aksidentalisht vëllanë, e ngatërron me drerin gjatë gjuetisë
Një burrë nga Michigani i SHBA-ve, aksidentalisht ka qëlluar me pushkë vëllanë e tij duke e ngatërruar me një dre, gjersa kishin dalë në gjueti.
Fun
Të dy kishin shkuar për gjueti në Boston Township, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Detroitit të SHBA-ve, ku po kërkonin drerin që njëri prej tyre më herët e kishte plagosur, transmeton lajmi.net.
Më pas, ata ishin ndarë në një fushë misri për ta kërkuar drerin. Kështu, njëri mendoi se pa drerin dhe pa u menduar dy herë shkrepi një plumb – por në fund rezultoi se kishte qëlluar vëllanë e tij.
Menjëherë pas kësaj, ai kishte njoftuar emergjencën duke e dërguar në spital.
Policia ka njoftuar se gjendja shëndetësore është stabile. /Lajmi.net/