Plaçkitja e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova” – Policia në kërkim të të dyshuarve që ikën me një “Golf”
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të fshatit Duhël, ku një person mashkull ka raportuar një plaçkitje të armatosur gjatë transportimit të një postë private. Sipas Shaqir Bytyqit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, viktima, 44 vjeç, është sulmuar nga disa persona të panjohur. “Të…
Lajme
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të fshatit Duhël, ku një person mashkull ka raportuar një plaçkitje të armatosur gjatë transportimit të një postë private.
Sipas Shaqir Bytyqit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, viktima, 44 vjeç, është sulmuar nga disa persona të panjohur.
“Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë viktimës disa zarfa të mbyllur, që dyshohet se përmbanin para. Fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime dhe nuk di shumën e saktë të parave të grabitura,” tha Bytyqi për lajmi.net.
Ai shtoi se dyshohet për disa persona të armatosur, të cilët kanë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf.
“Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve,” përfundoi zëdhënësi.
Raporti i plotë:
Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin. Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf. Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.
/lajmi.net/