Plaçkitësja tentoi t’ia vidhte kartelën bankare, gjyshja lufton me të gjitha forcat

Një pensioniste 81-vjeçare ka luftuar kundër një grabitëse në një bankomat. Momenti është kapur në video.

Fun

19/09/2019 10:33

Doreen Jones ishte në një bankomat në Blackheath të Britanisë së Madhe, kur ajo u ndërpre së kryeri transaksion nga një grua prapa saj.

Gruaja 81-u prek në shpatull nga gruaja, e cila më pas tentoi t’ia merrte kartelën bankare.

Por, kjo gjë rezultoi në dështim, pasi që gruaja luftoi me të gjitha forcat për të mos ia lënë paratë. Siç bëjnë të ditur mediet britaneze, ajo vazhdimisht kishte thënë se “kam punuar fort për këto para”.

Megjithëse grabitësja kishte ikur pa marrë asgjë, gjyshja ka pësuar dy sulme në zemër dhe ankth kur ka vizituar rrugën e njëjtë.

Ndiqini pamjet, të siguruara nga kamerat e sigurisë të qytetit. /Lajmi.net/