Pjesëtari i PK-së pëson lëndime pas një aksidenti komunikacioni
Një pjesëtarë i Policisë së Kosovë ka pësuar lëndime,i cili, përderisa ishte në detyrë zyrtare është përfshirë në një aksident komunikacioni.

Lajme
Sipas njoftimit të policisë aksidenti i në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur kur një kamioni gjatë lëvizjes i ka dalë pneumatiku nga boshti i vet dhe ka goditur viktimën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në qendrën emergjente në Prizren, përcjellë lajmi.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.