Pjesa e parë: S’ka gola në ‘Bernabeu’, Lyon befason Juventusin

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sonte, në kuadër të fazes së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

Sport

26/02/2020 21:47

Në takimin mes Real Madrid dhe Manchester Cityt nuk është shënuar asnjë gol, por rastet nuk kanë munguar.

Ndërkohë, befasia ka ardhur nga Franca në 45 minutat e para.

Lyon është duke e mposhtur Juventusin me rezultat 1:0, falë golit të Lucas Tousart (31′).

Skuadra e Sarrit asnjëherë nuk ka goditur në portën e vendasve, gjë që tregon se nuk janë në elementin e duhur natën e sotme. /Lajmi.net/