Pjanic: Lamtumirën do ta jap më 23 gusht

Futbollisti i Juventust Miralem Pjanic përshëndeti tifozët bardhezi pasi mbrëmë ngriti titullin e 36-të në histori.

Sport

02/08/2020 16:04

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, mesfushori boshnjak, i cili do të luajë sezonin e ri me Barcelonën shprehu gëzimin për kapitullin e bukur që ka shkruar me Juventusin gjatë këtyre viteve.

“Vetëm mendimi për më bën të rrënqethem, pork jo mbrëmje mbyll kapitullin tim në Serinë A me Juventusin. Por, ende nuk ka ardhur koha për të dhënë lamtumirën. Për këtë do të pres datën 23 gusht”, shkruan në Instagram Pjanic.

Ai do të shkëmbehet me lojtarin e Barcelonës Arthur Melo. /Lajmi.net/