Pjanic i gatshëm të pranojë reduktim në pagë për të qëndruar te Barcelona

Miralem Pjanic mund të qëndrojë te Barcelona. Ylli boshnjak, Miralem Pjanic mund ta ketë shansin e tij për ta treguar veten para Xavi Hernandez. Mesfushori nuk pati fare hapësira me Ronald Koeman, por situatë mund të jetë më ndryshe tani. Faza para-sezonale në ShBA ka shkuar mirë për lojtarin dhe duket se ai ka krijuar…

Sport

01/08/2022 23:24

Miralem Pjanic mund të qëndrojë te Barcelona.

Ylli boshnjak, Miralem Pjanic mund ta ketë shansin e tij për ta treguar veten para Xavi Hernandez.

Mesfushori nuk pati fare hapësira me Ronald Koeman, por situatë mund të jetë më ndryshe tani. Faza para-sezonale në ShBA ka shkuar mirë për lojtarin dhe duket se ai ka krijuar një raport të mirë me trajnerin Xavi.

Raportime nga Spanja tani thonë se Pjanic mund të qëndrojë në ‘Camp Nou’ këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Boshnjaku është i gatshëm të pranojë një reduktim në pagën e tij, për të tentuar edhe një shans.

Thuhet se Pjanic mund të shkojë aq larg sa të reduktojë pagën e tij për 60%. /Lajmi.net/