Pishina, palestra e kopshte për fëmijë: Brenda bunkerëve të njerëzve më të pasur në botë

Kërcënimet e vazhdueshme për luftë që vijnë nga vende të ndryshme të botës, kanë bërë që pasanikët të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të ndërtojnë bunkerë nëntokësor.

Fun

17/09/2019 09:00

Kërcënimi i asgjësimit global mund të ndjehet i pranishëm siç ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë, por strehëzat e sigurisë së lartë sot nuk mund të jenë më ndryshe nga ato të shekullit të 20-të, transmeton lajmi.net.

Një numër i kompanive në të gjithë botën po plotësojnë një kërkesë në rritje për ndërtime që mbrojnë nga çdo rrezik, pavarësisht nëse është një pandemi globale, asteroid, ose Lufta e Tretë Botërore – ndërkohë që sigurojnë edhe pajisje luksoze.

Shumë nga bota elitare, kanë zgjedhur të hartojnë strehimoren e tyre sekrete për të strehuar familjet dhe stafin e tyre.

Gary Lynch, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Rising S me bazë në Teksas, thotë se shitjet e vitit 2016 të bunkerëve të nëndheshëm të nivelit të lartë u rritën 700% në krahasim me vitin 2015, ndërsa shitjet e përgjithshme janë rritur 300% që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor.

Bunkerët e çelikut të kompanisë, të cilët janë krijuar për të zgjatur me gjenerata, mund të mbajnë një minimum prej një viti ushqim për një banor dhe t’i rezistojnë tërmeteve.

Bunkerët kanë një kosto midis 25-200 mijë dollarë për secilën. /Lajmi.net/