Pirlo trajner i Juventus
Andrea Pirlo është trajneri i ri i Juventus.
Sport
Pak orë pasi Maurizio Sarri u shkarkua nga posti i trajnerit, njoftohet se Andrea Pirlo ka marrë drejtimin e skuadrës, përcjell lajmi.net.
Pirlo është përmendur si një nga opsionet e shumta gjatë kësaj dite, por nuk kishte diçka më konkrete deri më tani.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Pirlo ka arritur marrëveshjen dhe do të jetë ai trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’.
Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet sonte, ose nesër.
Kujtojmë se Pirlo ishte vendosur në krye të skuadrës U23 të Juventus vetëm 10 ditë më parë.
Ish mesfushori i Juventus thuhet të ketë qenë preferenca e presidentit Agnelli, për postin e trajnerit të skuadrës së parë./Lajmi.net/