Pirlo shpjegon pse zëvendësoi Ronaldon në ndeshjen ndaj Interit

Crisitano Ronaldo shprehi ndjenja pakënaqësie pasi u zëvendësua nga Alvaro Morata në ndeshjen ndaj Interit, të cilën e fituan me rezultat 2-1.

Sport

03/02/2021 16:15

Portguezi ndihmoi skuadrën italiane që të fitoi ndeshjen e parë gjysëmfinale ndaj Interit, me dy gola të shënuar, shkruan lajmi.net.

35 vjeçari zëvendësoi Moratën pas 76 minutave lojë, mirëpo nuk dukej të ishte i lumtur me atë se çfarë ndodhi.

“Unë e kuptoj se Ronaldo nuk ishte i lumtur që u zëvendësua, por ne dëshirojmë që ta pushojmë atë për ndeshjen e ardhshme në Serie A, qoftë edhe për disa minuta”, shpjegoi trajneri Andrea Pirlo.

“Ai iu përgjigj më së miri kritikëve të tij me dy golëshin e shënuar në ndeshjen ndaj Interit”.

Këtë sezon, Ronaldo po udhëheq garën për golashënuesin më të mirë të Juventusi, duke shënuar 22 sosh në 23 paraqitje./Lajmi.net/