Pirlo në krizë të lojtarëve, mund të startojë me emra të rinj ndaj Veronas

Me Danilo të pezulluar për ndeshjen dhe Cuadrado të dëmtuar, Pirlo duhet të gjejë një zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të djathtë ndaj Veronas.

Sport

27/02/2021 10:13

Me fillim nga ora 20:45 Verona është nikoqir i Juventus në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A, transmeton lajmi.net.

Pirlo ka ftuar tetë lojtarë nga ekipi i të rinjve kur Bianconerët udhëtojnë në Bentegodi.

Di Pardo ose Dragusin, dy të rinjtë e Juventusit, mund të startojnë në ndeshjen e natës së sotshme (e shtunë)

“Dragusin mund të jetë një opsion që nga fillimi,”tha Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes./Lajmi.net/