Pirlo ndahet me gruan, ‘marton’ Juventusin
Ka përfunduar dashuria mes Andrea Pirlos dhe Deborah Roversi. Lajmi është bërë i ditur nga revista ‘Chi’ që në numrin më të ri që do të publikohet të mërkurën, ka shpjeguar se çifti ka vendosur t’i japin fund martesës së gjatë 12 vjet. Arsyen ende nuk janë të ditura, mirëpo ajo që thuhet se është…

Sport
Ka përfunduar dashuria mes Andrea Pirlos dhe Deborah Roversi.
Lajmi është bërë i ditur nga revista ‘Chi’ që në numrin më të ri që do të publikohet të mërkurën, ka shpjeguar se çifti ka vendosur t’i japin fund martesës së gjatë 12 vjet.
Arsyen ende nuk janë të ditura, mirëpo ajo që thuhet se është e sigurt është se Pirlo dhe Roversi kanë angazhuar avokatë për të finalizuar procedurën ligjore të ndarjes.
Pirlo dhe RoversiPër Pirlon, vlen fjala ‘Çdo fund e ka një fillim të ri’, pasi mesfushori italian shumë shpejt pritet të vazhdojë kontratën e tij me Juventusin.
Ylli i Azzurrëve është i lidhur me Bianconerët deri në fund të sezonit, mirëpo së shpejti pritet të publikohet zyrtarizimi i qëndrimit të tij në Torino, deri më 2016.