Pirlo merr lajm të mirë përpara ndeshjes ndaj Napolit, Demiral shërohet nga COVID-19

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral është rikuperuar nga COVID-19.

Sport

06/04/2021 18:48

Lojtari ishte infektuar me COVID-19 gjatë ndeshjeve me kombëtare kundër Turqisë javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Një deklaratë nga klubi konfirmohet që Demiral testoi negativë në dy dy teste, kështu që tani është rikuperuar nga koronavirus.

Prandaj ai nuk është më nën izolim dhe mund të bashkohet me skuadrën për trajnim nesër në mëngjes.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Napolin, e cila luhet nesër me fillim nga ora 18:30.

Kjo do të thotë se vetëm Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi janë ende COVID-pozitivë në skuadrën e Juve./Lajmi.net/