Pirlo jep lajme të mira për tifozët e klubit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka njoftuar në konferencën për shtyp se Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur Melo janë rikthyer në stërvitje.

Sport

06/04/2021 16:52

Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes Pirlo ka mbajtur konferencë për media duke njoftuar se disa lojtarë janë rikthyer në stërvitje me klubin, përcjell lajmi.net.

Juventusi ka një sfidë të vështirë përpara vetes, kur do të jetë nikoqir i Napolit për ndeshjen e shtyrë mes dy klubeve.

“Paulo është mirë, ai ka stërvitur me grupin dhe ka rifilluar të godasë topin,” tha ai. “Ai është përsëri në dispozicionin tim dhe shpresoj ta kem gati për të luajtur nesër”, u shpreh italiani.

“Është normale që ai nuk do të luajë 90 minuta, por shpresojmë ta kemi në dispozicion, që do të thotë shumë”.

“[Alvaro] Morata nuk ka shënuar për disa ndeshje, por ne nuk jemi të shqetësuar, ai është i rëndësishëm për ne”.

Pirlo tha se nuk e pristenjë vit kaq të vështirë por beson se do ta ndihmojë zhvillimin e tij si trajner./Lajmi.net/