Pirlo: Dybala rikthehet, Arthur mungon kundër Fiorentinas

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se sulmuesi Paulo Dybala do rikthehet ndaj Fiorentinas, derisa Arthur Melo do mungojë.

Sport

21/12/2020 18:39

Argjentinasi mungoi në fitoren ndaj Parmas shkaku i lëndimit muskulor, por do jetë i përfshirë në skuadër kundër Fiorentiës, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe Prilo, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se braziliani do mungojë.

“Është stërvitur pak me grupin dhe pak vetëm, ai do jetë i gatshëm të bashkohet me ne për ndeshjen”.

“Demiral ndihet mirë derisa Arthur do mungojë, ende ka dhimbje që nga lëndimi kundër Atalantas”, u shpreh ai.

Juventusi ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të Seria A dhe synon të vazhdojë me këtë ecuri./Lajmi.net/