Piranjat më të frikshme që keni parë ndonjëherë (Video)

Piranjat ose siç quhen ndryshe mishngrënësit e ujit janë peshqit më të rrezikshëm në planet.

Fun

18/03/2015 20:48

Piranjat gjenden kryesisht në lumin e Amazonës në Brazil, aty ku është regjistruar edhe kjo video nga disa peshkatarë.

fish-620x404

Në video shihet se si disa peshkatarë u hedhin piranjave disa copa mishi, të cilat gllabërohen nga ato brenda disa sekondave.

Lumi i Amazonës është habitati i tyre natyral, por ato gjenden edhe në shtete të tjera latine. Çdo vit ato sulmojnë mijëra njerëz në Amerikën e Jugut.

Shumica e sulmeve nga piranjat në vitin 2013 janë shënuar në Argjentinë, ku mbetën të plagosur rëndë 70 persona, në mesin e të cilit edhe shumë fëmijë.

Dhjetëra njerëz nuk janë gjetur më, pasi që kanë rënë në lumenj dhe janë sulmuar nga piranjat.

YouTube player