Pique për Mourinhon: Ai i armiqësoi lojtarët e Real Madridit me ne

Gerrard Pique ka folur për periudhën sa Jose Mourinho ishte trajner i skuadër rivale të Barcelonës, Real Madridit.

Sport

13/05/2022 12:31

Mbrojtësi tha se gjatë kësaj kohe, portugezi iu kishte “futur në kokë” lojtarëve të “Los Blancos” duke iu thënë lojtarët e Barcelonës i urrejnë.

“Mourinho “hyri” në kokën e lojtarëve të Real Madridit. Mou u thoshte atyre: ‘Këta djem (lojtarët e Barçës) ju urrejnë’ dhe ata e besuan atë. Pasi shkova me Kombëtaren spanjolle në epokën e Mou, unë e përshëndeta Casillasin, por ai nuk foli me mua”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Gjatë Euro 2012 ishte momenti më i keq i rivalitetit Mourinho-Pep Guardiola. Lojtarët e Realit dhe Barçës duhej të bënin një marrëveshje që të mund të luanin së bashku. Xavi dhe Iker ishin miq shumë të ngushtë, derisa erdhi një moment që ata as që flisnin me njëri-tjetrin”, shtoi tutje ai.

Periudha sa Pep Guardiola dhe Jose Mourinho udhëhiqnin Barcelonën e Real Madridin ishte ndër më të tensionuarat sa u përket raporteve shoqërore në mes të dy klubeve. /Lajmi.net/