Pique flet për rikthimin e Neymar te Barcelona
Gerard Pique i ka thurur lavde Neymar, derisa ky i fundit vazhdon të përflitet për një rikthim te Barcelona.
Sport
Braziliani që në vitin 2017 për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, dëshiron largimin, duke mos qenë i lumtur në Ligue 1.
Zgjedhja e parë e Neymar është Barcelona, skuadër me të cilin 27 vjeçari ka fituar shumë tituj.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer që e njeh dhomën e zhveshjes, qytetin dhe klubin”, ka deklaruar Pique, përcjell lajmi.net.
“Është një lëvizje e ndërlikuar dhe duhet të jetë ai që vendos”, ka shtuar Neymar, duke folur për një rikthim të mundshëm të brazilianit te Barcelona./Lajmi.net/