Pique – Alvesit: Ke shumë armiq në Barcelonë (Video)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është xhiruar duke i thënë bashkëlojtarit Dani Alves se braziliani ka shumë armiq në skuadër.

Sport

07/11/2014 21:32

Në Barcelonë ka shpërthyer një skandal. Mbrojtësi Gerard Pique është xhiruar duke i thënë bashkëlojtarit Dani Alves se braziliani ka shumë armiq në skuadër.

Madje, ai u ankua se edhe vetë është në një gjendje të tillë.

“Dani, ke shumë armiq këtu brenda. Po të ndodh njësoj sikurse mua”, i tha Pique, Alvesit, gjatë seancës së sotme stërvitore të Barcelonës.

Pique dhe Alves janë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit ose në fund të këtij sezoni.