Pioli për thashethemet që e lidhin Leaon me largim: Ai nuk shqetësohet për këtë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e Rafael Leaos. Që nga hapja e merkatos ‘Rossonerët’ janë në bisedime me përfaqësuesit e Leaos për zgjatjen e kontratës së tij. Por, paga vazhdon të jetë problem kyç që marrëveshja nuk po arrihet, përcjell lajmi.net. Së fundmi u përhapën lajme që Chelsea…

Sport
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e Rafael Leaos.
Që nga hapja e merkatos ‘Rossonerët’ janë në bisedime me përfaqësuesit e Leaos për zgjatjen e kontratës së tij.
Por, paga vazhdon të jetë problem kyç që marrëveshja nuk po arrihet, përcjell lajmi.net.
Së fundmi u përhapën lajme që Chelsea janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Milani për shërbimet e portugezit.
E lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i ekipit, Stefano Pioli, duke thënë se kjo situatë nuk e shqetëson lojtarin.
“Unë nuk shoh ndonjë problem me Rafael Leao. Ai nuk shpërqendrohet nga thashethemet e transferimeve, ai fokusohet të punojë në nivelin më të mirë”, u shpreh italiani.
23 vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024./Lajmi.net/