Pioli në kërkim të një sulmuesi

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Sport

05/06/2021 17:10

Ditëve të fundit është lidhur shumë emri i Olivier Giroud me një kalim te “Rossonerët” si futbollist i lirë, por Giroud mbrëmë vazhdoi kontratën me Chelsean, raporton lajmi.net.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, Milan janë ende në bisedime me Giroud, përkundër rinovimit të tij, por “Rossonerët” nuk kanë ndermend të shpenzojnë para për blerjen e tij, do provojnë ta marrin në formë huazimi.

Milan po shikon edhe alternativa të tjera për sulmin si: Dusan Vlahovic, Arkadiusz Milik dhe Gianluca Scamacca.

Mbetet të shihet se cili sulmues do ta veshë fanellën e Milan, sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/