Pioli: Milanit i kushtuan gabimet në nivelin e Ligës së Kampionëve

Trajneri Stefano Pioli ka pranuar se gabimet e veta Milanit i kushtuan me humbje ndaj Liverpoolit, derisa u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe gjithashtu nuk u kualifikuan për Ligën e Evropës.

Sport

08/12/2021 08:33

“Rossonerët” ishin në dijeni që vetëm një mrekulli do t’i kualifikonte tutje, ngase duhet të mposhtnin Liverpoolin dhe të shpresonin që Porto të barazohet me Atletico Madridin ose që spanjollët të fitojnë, por të kenë golaverazh më të dobët, transmeton lajmi.net.

Ashtu edhe ndodhi, Atletico triumfoi ndaj skuadrës portugeze 3 – 1, por Milan pësoi humbje nga Liverpool.

“E dinim që grupi ishte shumë i vështirë, fatkeqësisht nuk mbajtëm tempon e lartë dhe bëmë shumë gabime, që në këtë nivel kushtojnë”.

“Ka pendime sepse mendoj që merituam më shumë, sidomos ndaj Atletico Madridit dhe Portos në shtëpi. Duke thënë këtë, mund të ndodh në këtë nivel me këtë skuadër paeksperiencë”.

“Kemi parë kundërshtarët në Evropë, kualiteti dhe fokusi nevojitet, pra do mësojmë nga kjo mënyrë. Qëndrimi në Evropë ishte objektivi ynë, por do provojmë të marrim eksperiencë dhe të rritemi”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, tani Milan ka mundësinë të fokusohet më shumë për Seria A, ku momentalisht është lider në tabelë./Lajmi.net/